Please enter at least 3 characters.

Haxhiu merr vendim për suspendimin e një përmbaruesi

2023/04/Albulena-Haxhiu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-23-e1682517054242.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.

Ministrja thotë se profesionet e lira duhet t'u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre.

"Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor. Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t'u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre", ka theksuar Haxhiu.

Tutje, ajo ka kërkuar nga të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre.

"Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje". /Telegrafi/