Harroi të ngre frenin e dorës, Lamborghini i 150 mijë eurove gati hyri në një kafene (Video)
11:"© AsiaWire
30/06/2018
Mysafiri i një kafeneje në Hong Kong të Kinës, mbeti i hutuar dhe e lëvizi instinktivisht tavolinën, kur para tij u shfaq një Lamborghini Gellardo.
Super-makina e 150 mijë eurove, kishte rrëshqitur vet nëpër rrugë, pasi shoferi harroi ta ngrejë frenin e dorës, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, rruga ishte e boshatisur dhe vetura italiane ndaloi në kohën e duhur pa shkaktuar asnjë dëm material.
Mirëpo, shoferi i shtyrë në moshë, mbeti i turpëruar pasi e kishte shumë vështirë ta niste dhe të largohej prej asaj hapësire, ku u tubuan shumë njerëz. /Telegrafi/


