Harris nuk pendohet që e ka refuzuar Lady GaGan
11/04/2009
Harris, i cili së fundmi ka njoftuar se do të bashkëpunojë me Katy Perryn, ka pranuar se nuk i kishte lënë përshtypje këngëtarja e hitit “Just Dance”, vitin e kaluar kur kishte kërkuar të bashkëpunonte me të.
“Kur Lady GaGa u bë e famshme, e dija që e kam dëgjuar këtë emër, e hapa e-mailin dhe pash se ajo kishte kërkuar të bashkëpunonte me mua. Mirëpo, asokohe mendova: ‘Lady Gaga? Çfarë emri është ky’ dhe i thash: ‘Nuk jam i interesuar’. Kaloi vetëm një vit dhe ajo është bërë e famshme. Megjithatë nuk pendohem që e kam refuzuar”, ka thënë Harris.


