Please enter at least 3 characters.

Haradinaj tregon arsyet e bojkotimit nga ana e LDK-së

2018/05/Ramush-Haradinaj-konference-pas-takimi-Keshillit-te-Sigurise-foto-Ridvan-Slivova-8-e1528206775270.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas bojkotimit që i ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës votimit për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare financiare IPA 2017 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Sipas tij, ky bojkotim vjen si pasojë e asaj që kryetari i LDK-së Isa Mustafa është sëmurë dhe të tjerët po garojnë se kush të bëhet kryetar i kësaj partie.

“Shumë çuditshëm është vendimi i LDK-së për të mos me votuar. Kjo do të jetë veç pasojë që Isa është sëmurë dhe ai nuk po mundet ndoshta me udhëheq mjaftueshëm, e këta të tjerët janë në garë kush po bëhet kryetar i LDK-së, e nuk po dinë t’i ndajnë temat. Por, është shumë gabim çka kanë bërë me këtë. Nuk është problemi që vetëm nuk e kemi marrë paren që është pare falë, por është si me i thënë Evropës nuk dua nga ju, në kohën kur synojmë liberalizim, po synojmë tema të tjera", ka ai.

Haradinaj ka theksuar se është i habitur me konfuzion është krijuar pas kësaj situate.

"Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë, prej që ekziston Kosova që me refuzua pare të IPA-së, pra mos me i votua paret e IPA-së që vijnë fal. Jo vetëm që ka rrezik me i humb, po është edhe porosi e keqe për liberalizimin, se ti nuk i voton paret e Evropës”, tha Haradinaj.