Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Të pagjeturit dhembje që vazhdon

2021/08/241047076_2956505607807167_8264395865935700978_n.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën ndërkombëtar të personave të zhdukur, ka thënë se motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur mbesin plagë e hapur dhe dhembje që vazhdon.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre, në dheun e të parëve.

“Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Haradinaj.

Përndryshe, janë edhe 1632 persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. /Telegrafi/