Please enter at least 3 characters.

Haradinaj "Qytetar Nderi i Tiranës”

2016/01/haradinaj-quot-qytetar-nderi-i-tiran-euml-s-rdquo_hd.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh se krahas heronjve të Kosovës të ndarë nga jeta, është edhe Ramush Haradinaj i cili fatmirësisht, siç u shpreh ai, është gjallë.

Duke e cilësuar një luftëtar dhe strateg në luftën e Kosovës, Basha tha se është një nder për Bashkinë e Tiranës që nderon liderin e AAK-së.

“Është kënaqësi personale t’ju pres dhe ju nderoj. Të nderuar miq, ky është edhe reflektimi i gjithsecilit prej nesh. Sot nderuam shumë heronj që fatkeqësisht nuk i kemi mes nesh. Por, mirënjohja e thellë për një nga heronjtë e gjallë që kemi mes nesh, është për liderin Ramush Haradinaj. Sa e vështirë të gjykojmë sot në rrethanat kur të gjithë kemi përgjegjësitë tona, të cilat na çojnë edhe në debate të natyrshme. Në Kosovë ka heronj të gjallë. Ndaj sot jam i lumtur që për ta njohur këtë realitet, kemi mundësinë që këtë nderim dhe respekt të jashtëzakonshëm t’ia japim njeriut që mobilizoi luftën e Kosovës, komandantit, strategut dhe liderit Ramush Haradinaj”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ndjehet i nderuar që ka marrë këtë titull, duke shtuar se përvjetori i Pavarësisë së Kosovës është dita e reflektimit të sakrificave të të gjithë shqiptarëve. Në këtë drejtim, Ramush Haradinaj nënvizoi se do të punojë edhe më tepër në bashkimin e shqiptarëve kudo ku janë.

“E kemi jo të lehtë për të folur kur kujtojmë këtë përvjetor, unë e di që sakrificat e shqiptarëve nëpër shekuj janë të shumta. Ne përulemi për të gjithë ata dhe e kemi për nder me e takuar brezin që ishin dëshmitarë të lirisë. Sot jam i prekur për nderin që më bën Qarku i Tiranës. Kemi bërë rrugë të vështirë dhe të mundimshme dhe kemi nxjerrë disa nga të drejtat tona. është e vërtetë se në jetë ndryshojmë kapele, por gjithmonë jemi të vetëdijshëm se çfarë mbajmë mbi supe. Do të përpiqem që këtë nder t’jua shpërblej, duke qenë më afër si shqiptarë”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/