Please enter at least 3 characters.

Haradinaj për personat me aftësi të kufizuara: Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë më të lumtur

2020/12/129530457_2283615048429563_2773193832928686436_o.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se 3 dhjetori që shënohet si dita për personat me aftësi të kufizuara duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur.

Postimi i plotë:Nuk është vetëm një ditë kur ne përkushtohemi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta.Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur.Jemi gjithmonë me ju! /Telegrafi/