Please enter at least 3 characters.

Haradinaj para seancës gjyqësore: Pres vendim të drejtë nga Gjykata franceze

2017/03/Ramush-Haradinaj-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pak çaste para fillimit të seancës gjyqësore tha se shpreson se autoritetet gjyqësore franceze do të marrin vendimin e drejtë.

Ai tha se një vendim i drejtë do të ishte refuzimi i kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi.

Haradinaj po ashtu tha se një vendim i drejtë do t’i jepte fund këtij procesi ndaj tij.

Ish-kryeministri i vendit u prit me duartrokitje nga bashkatdhetarët atje, të cilët janë duke pritur vendimin për Haradinajn para Gjykatës franceze. /Telegrafi/