Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Me strehimin e hebrenjve, paraardhësit tanë na bëjnë të ndihemi faqebardhë

2019/01/Ramush-Haradinaj-konference-pase-mbledhjes-se-qeverise-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përkujtuar tragjedinë e madhe njerëzore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Përmes një shkrimi në Facebeook, Haradinaj ka thënë se “kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia.

Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.