Please enter at least 3 characters.

Haradinaj i uron suksese ministrit të ri të Shëndetësisë

2021/11/257406640_3181560191968373_8222847391608553617_n.jpg

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përshëndetur emërimin e Dr. Rifat Latifit në postin e ministrit të Shëndetësisë dhe i ka uruar sukses atij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shpërndarë një fotografi me tashmë ministrin e Shëndetësisë.

“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/