Haradinaj: Ftoj qytetarët e komunave veriore të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët më të mirë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në komunat veriore, ka ftuar subjektet politike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për të dalë në këto zgjedhje.
“Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan./Telegrafi/


