Please enter at least 3 characters.

Haradinaj bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

2017/07/unnamed-3-13.jpg

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK dhe Nisma ka bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj nëpërmjet Facebook-ut ka thënë se vepra, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova.