Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Batalioni "Atlantiku", gurthemel i lirisë

2019/04/57387260_1141039376020475_6355118517817180160_o.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se“Batalioni Atlantiku” është tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar ndër breza, që sakrifikon gjithçka për t’iu bërë gurthemel i lirisë.

Postimi i plotë:Ata e braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. “Batalioni Atlantiku” është tregimi më kuptimplotë për luftëtarin shqiptar ndër breza, që sakrifikon gjithçka për t’iu bërë gurthemel lirisë. Nder i jashtëzakonshëm t’i prisja përfaqësuesit e këtij Batalioni që u rikthyen në vendin e tyre të origjinës, për shënimin e 20-vjetorit të themelimit, për t’u përulur tek varret e vëllëzërve të tyre të armës, rënë në luftën çlirimtare. Ne u jemi mirënjohës përjetësisht shqiptaro-amerikanëve që dhanë kontributin e tyre në luftë por edhe në liri, në forcimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. /Telegrafi/