Please enter at least 3 characters.

Hamilton triumfon në Bahrejn falë gabimeve dhe problemeve te Ferrari

2019/03/LewisHamiltonBahrain-2.jpg
349:"BAHRAIN, BAHRAIN - MARCH 31: Top three finishers Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP, Valtteri Bottas of Finland and Mercedes GP and Charles Leclerc of Monaco and Ferrari celebrate on the podium during the F1 Grand Prix of Bahrain at Bahrain International Circuit on March 31, 2019 in Bahrain, Bahrain. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton befason të gjithë, për më tepër tifozët e Ferrarit në garën e tyre të preferuar të Bahrejnit duke triumfuar kështu në Çmimin e Madh të këtij vendi, falë edhe gabimeve dhe fatit të keq të Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc.

Dy pilotët e kokëkuqes italiane e nisën garën në dy vendet e para, me Leclerc në krye, i cili u parakalua që në nisje nga gjermani Vettel, por rokada e vendeve nuk do të vononte.

Lewis Hamilton (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Vettel u ndëshkua nga një gabim i tij, i gjendur nën presionin e Hamiltonit, teksa pasi dëmtoi njëvendëshen e tij u detyrua të bënte ndalesën e tretë në 'pit stop'. Kjo ndalesë e paparashikuar nuk e lejoi të ngjitej më shumë sesa vendi i pestë në përfundim të garës - transmeton Top Channel.

Hamilton përfitoi gjithashtu nga fati i keq i Leclerc, i cili edhe pse gjendej në kryesim të garës, i pashqetësuar, pësoi një defekt në motor që i ngadalësoi ritmin dhe e detyroi të dorëzonte frerët e garës kur kishin mbetur 12 xhiro nga fundi.

Talenti i ri i Ferrarit e mbylli në vendin e tretë të podiumit, pasi u parakalua edhe nga finlandezi i Mercedesit, Valtteri Bottas, ndërsa i shpëtoi për mrekulli sulmit të Max Verstappenit.