Please enter at least 3 characters.

Hamilton shpallet kampion i Formula 1 për të pestën herë në karrierë

2018/10/LewisHamitonKampion-3.jpg
319:"MEXICO CITY, MEXICO - OCTOBER 28: Fourth place finisher Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates winning the 2018 F1 World Drivers Championship after the Formula One Grand Prix of Mexico at Autodromo Hermanos Rodriguez on October 28, 2018 in Mexico City, Mexico. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Ashtu siç pritej, Lewis Hamilton është shpallur kampion bote në Formula 1 për vitin 2018.

Piloti britanik i Mercedesit iu gëzua suksesit në garën për Çmimin e Madh të Meksikës, ku i mjaftonin vetëm pesë pikë për t'u shpallur matematikisht kampion. Dhe pikërisht këtë e bëri.

(Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Garën e fitoi piloti i Red Bullit, Max Verstappen, mirëpo vendi i katërt (12 pikë) i mjaftoi Hamiltonit për ta fituar titullin.

Britaniku e dinte se çfarë duhet të bëjë dhe me mençuri ia doli t'i siguronte pikët e mjaftueshme.

Rivali i tij për titull, piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, e zuri vendin e dytë në këtë garë (18 pikë), por nuk mjaftoi për ta shtyrë festën e 33-vjeçarit.

(Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Me titullin e pestë në karrierë, Hamilton barazohet me legjendën Juan Manuel Fangio, ndërsa mbetet dy tituj prapa ikonës Michael Schumacher.

Titullin e parë në karrierën e tij, piloti britanik e fitoi në vitin 2008 me McLarenin duke u bërë piloti më i ri që shpallej kampion i Formula 1.

Titujt tjerë (në vitet 2014, 2015, 2017 dhe tash 2018) i ka fituar si pilot i Mercedesit. /Telegrafi/