Hamilton mbretëron në garën e Monacos, fitoren ia dedikon legjendës Niki Lauda
Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton ka fituar garën për Çmimin e madh të Monacos.
Pista e Monacos ka sjell shumë aksion dhe garë të fortë përgjatë 78 xhirove të zhvilluara.
Megjithatë, Hamilton ka arritur të përfundojë garën në pozitën e parë, aty ku edhe e nisi.
Piloti i Mercedesit në këtë garë la pas vetes rivalin nga Ferrari, Sebastian Vettel, i cili përfundoi i dyti dhe shokun e skuadrës, Valtteri Bottas.
Në pozitën e katërt në këtë garë përfundoi i riu Max Verstappen, ndërsa shoku i tij i Red Bullit, Gosly përfundoi i pestë.
Fitorja e Hamiltonit në çmimin e Monacos shkoi si dedikim për legjendën e Formulas, Niki Lauda, i cili vdiq para disa ditësh.
"Luftova me shpirtin e Nikit, e di që ai do të shikojë poshtë duke quar lartë kapelën e tij. U përpjeka ta bëj atë krenar", ka thënë Hamilton pas fitores.
Gara e radhës është ajo e Kanadës e cila do të zhvillohet me datë 9 qershor. /Telegrafi/


