Hamilton fiton garën e 'çmendur' për Çmimin e Madh të Hungarisë
04/08/2019
Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton ka arritur të fitojë garën e 'çmendur' për Çmimin e madh të Hungarisë.
Gara e Hungarisë ka sjell duele të forta dhe aksion për gjatë gjithë 70 xhirove të zhvilluara.
Gjatë gjithë garës ishte Max Verstappen, i cili udhëhoqi, por në xhiron e 57-të pozita e parë iu rrëmbye nga Hamilton.
Britaniku arriti me sukses ta mbaj pozitën e parë në xhirot e mbetura dhe në fund përfundoi i pari.
Pas tij mbeti Verstappen në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel.
Me këtë fitore, Hamilton e rrit edhe më shumë epërsinë me ndjekësit dhe është rrugës për të fituar titullin e radhës në Formula 1. /Telegrafi/


