Please enter at least 3 characters.

Hamilton dhe Nicole ishin në lidhje për tetë vite, ndërsa tani mësohet edhe arsyeja e ndarjes

2016/08/e5c46c65ebf53377771eeeaeeafc4d41.jpg

Për tetë Hamilton vite me radhë, Lewis Hamilton ishte në një dilemë të madhe mes dashurisë për makinat dhe asaj për Nicole Scherzinger, deri në momentin kur fitoi e para.

Kur çifti u nda askush nuk e mësoi të vërtetën e kësaj ndarjeje dhe ai që e jep arsyen është vetë piloti i Formula 1 në një intervistë për Top Gear Magazine.

“Makinat janë të dashurat e mia. Kur isha në një lidhje, gjithmonë i thoja partneres që po nxjerr njërën prej të dashurave në shëtitje dhe po të donte mund të vinte, por ta dinte që vinte gjithmonë e dyta, pas dashurisë së parë; makinës”, deklaroi Hamilton, transmeton TopChannel.

Lidhja mes Lewis dhe Nicole zgjati plot tetë vite gjatë të cilave çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë.