“Haku i nënës”, kërkohet nga bashkatdhetarët që po pushojnë në Kosovë
25/07/2012
“Sa herë që jam nëpër koncerte, kudo nëpër Kosovë vendet po mbushen plot me bashkatdhetarë, të cilët po më bëjnë të ndjehem mjaft mirë”, ka thënë këngëtarja për Zëri.
Kënga që po pëlqehet më së shumti është “Haku i nënës”, të cilën Gili e lansoi gjatë këtij viti, dhe kjo këngë, sipas saj, kërkohet kudo nëpër mbrëmje.
Ndërkaq, në një të ardhme të afërt, ajo ka në plan incizimin e një kënge tjetër dhe realizmin e klipit të saj, të cilin do ta publikojë më vonë.
“Dëshiroj që adhuruesit e mi tani ta shijojnë në maksimum ‘Hakun e nënës’ dhe pas një kohe do të realizoj projektin e radhës”, ka deklaruar Gili. /Telegrafi/


