Please enter at least 3 characters.

Hajvalia mposhtet nga Sioni

2016/01/hajvalia-mposhtet-nga-sioni_hd.jpg

Takimi ishte i karakterit miqësor, dhe u zhvillua në qytetin Payerne të Zvicrës, në praninë e qindra tifozëve, kryesisht shqiptar.

Pjesa e parë u mbyll 2:1 për zviceranët, derisa në të dytën ata shënuan edhe tri herë.

Golin e vetëm për Hajvalinë e shënoi Shkëlqim Pacolli për barazimin 1:1, në minutën 12-të. I pranishëm në stadium ishte edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. /Telegrafi/