Please enter at least 3 characters.

Hajrizi optimist

2016/01/hajrizi-optimist_hd.jpg

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Shpresoj të kemi në dispozicion të gjithë ekipin. Kumanova është përforcuar shumë por shpresoj që ta mposhtim me ndihmën e ‘Shqiponjave’. I ftoj të vijnë masovikisht në këtë ndeshje”, deklaroi Hajrizi, i cili flet edhe për kundërshtarët. “Rivali e ka përvojën dhe mendoj që kanë lojtarë të rrezikshëm si Mandiq dhe disa lojtarë tjerë. Me Prishtinën ishte një natë e keqe. Shpresoj të mos na ndodh më kurrë si ajo natë, sigurt do të zhvillojmë lojë më të mirë dhe synojmë fitore”, ka theksuar Hajrizi, citon Sport Plus.

Për Pejën në këtë ndeshje do të kenë drejtë të luajnë Jan Moçnik dhe Radomir Marojeviq, të cilët nuk u lejuan që të luajnë ndaj Sigal Prishtinës.

Gjyqtarë të ndeshjes Peja-Kumanovo 2009 do të jenë Ognjen Jokiq, Ivan Miliçeviq dhe Martin Horozov. Vëzhgues është Gjorgi Piperkov.