Hajde Prishtinë!
Me një fitore eventuale, prishtinasit do të ishin në pozitën e dytë, teksa me humbje do të duhej të vazhdonin në ‘play off’ nga pozita e tretë për të luajtur me tri skuadrat që zënë pozitat katër, pesë e gjashtë. Trajneri i ‘bardhekaltërve’, Marin Dokuzovski, ka lavdëruar cilësitë e skuadrës kundërshtare, por shpreson se do të arrijë të triumfojë në këtë sfidë për t’u inkuadruar direkt në ‘Final Four’.
“Ne ndihemi normal, sikurse para çdo loje. Sot ne i presim dy lojtarë të rinj të cilët do të jenë me skuadrën, por nuk e di nëse do të luajnë. Ne e dimë se Levski është një skuadër e mirë dhe janë përmirësuar edhe më shumë. Nëse shikoni emrat, Levski është favorit, por ne jemi duke luajtur para tifozëve tanë”, deklaroi Dokuzovski. /Tribuna/Telegrafi/


