Please enter at least 3 characters.

Hailey Bieber shijon suksesin e karrierës me një darkë në Santa Monica

2021/04/42157788-9506787-image-a-13_1619254689943-e1619290117110.jpg

Ajo ka pasur një javë të suksesshme pasi ishte në kopertinat e dy botimeve ndërkombëtare - Vogue Paris dhe GQ Korea.

Dhe Hailey Bieber dukej e mrekullueshme ndërsa shijoi një darkë festive në Giorgio Baldi në Santa Monica, shkruan Daily Mail.

Bashkëshortja e Justin Bieber u shfaq me një veshje të zezë, e cila ishte kryesisht prej lëkure.

Hailey zgjodhi një bluzë të vogël të prerë dhe një kombinim pantallonash me bel të lartë që nxirrte në pah fizikun e saj.

Modelja kombinoi dukjen e saj me taka të zeza, një xhaketë dhe rrathë argjendi të deklaruar.

Flokët Hailey i stiloi lar kokës, duke i shtuar kështu edhe një makijazh shkëlqyes që mori vëmendjen e gjithë audiencës. /Telegrafi/