Please enter at least 3 characters.

Hadërgjonaj: Pas albumit edhe dy klipe

2016/01/f.0127184714148_m.jpg

Albumi i ri mban titullin “Malli im” dhe përmban nëntë këngë. Promovimi i tij pritet të ndodhë kah fundi i janarit. Ndërkaq, për realizimin e këtij albumi këngëtarja ka bashkëpunuar me Luan Zhegun, Ernis Preshevën, Shpëtim Saraçin, Flori Mumajesin, ndërsa tekstet i ka bërë Aida Baraku.

Hadërgjonaj ka bërë të ditur se albumi i ri do të shoqërohet edhe me dy klipe të reja, njëri prej të cilëve do t’i kushtohet ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa klipi tjetër do të jetë një këngë ritmike që do t’i përshtatet kërkesës së fansave.