Please enter at least 3 characters.

Guendouzi: Francezët vendimtar në transferimin tim te Arsenali

2018/12/guendouzi-1.jpg

Matteo Guendouzi ka treguar sërish arsyen pse vendosi që të transferohet gjatë verës te Arsenali.

Mesfushori është vlerësuar si një zbulim në Ligën Premier, kur u transferua nga skuadra e të rinjve francez të Lorientit.

Ai i tha për kanalin televiziv të klubit londinez se kur ishte fëmijë të ketë shikuar shumë ndeshje të Topçinjve teksa shihte idolët e tij të Francës.

"Kur isha i ri, pashë shumë video të Arsenali. Isha shumë i ri në kohën kur atje luanin shumë futbollistë francezë, kështu që kjo ndikoi në përzgjedhjen time të ekipit".

"Unë e pashë PSG-në shumë kur isha i ri, por jashtë vendit, Arsenali ishte një nga skuadrat që shikova më së shumti nga fakti se kishte shumë francezë", tha lojtari i talentuar.

Theksojmë se 19-vjeçari deri më tani ka pasur 13 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.

Ndryshe, lojtari konsiderohet si e ardhmja e futbollit jo vetëm francezë, por edhe botëror. /Telegrafi/