Please enter at least 3 characters.

Guardiola tregon se cilat janë ndeshjet vendimtare të sezonit për Manchester Cityn

2019/04/GettyImages-1142676392.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - APRIL 14: Pep Guardiola manager of Manchester City during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on April 14, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka folur për periudhën që po e kalon Manchester City, ku është në garë në të gjithë trofetë. 

City e pret Tottenhamin për ndeshjen e dytë kthyese të Ligës së Kampionëve në Etihad Stadium, ku rezultati ishte 1-0 për londinezët.

Të dy klubet takohen edhe në Ligën Premier në fundjavë, ku lufta duket e madhe pasi Liverpooli është lider me dy pikë më shumë, por një ndeshje më pak.    Trajneri u pyet se a është ky momenti më vendimtar i sezonit, ai e pranoi se po.

"Nëse nuk i fitojmë këto ndeshje, atëherë do të jemi jashtë garës në dy ndeshjes. Absolutisht janë finale për ne”.

"E kam pas këtë ndjejnë para disa javësh”.

Ai e pranon që këtë sezon gara me Liverpoolin do të jetë shumë e ngushtë.

"Nuk i kemi 12 pikë para si sezonin e shkuar. Ky sezon ka qenë me një kundërshtarë të jashtëzakonshëm si Liverpooli”.

"Ata kanë 85 pikë, ne i kemi 83 me një ndeshje më pak. Të dy klubet e meritojnë të jenë kampion, por vetëm një do të jetë”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/