Guardiola: Nuk ka progres për Cesc
24/07/2011
I pyetur të shtunën për mundësinë e transferimit të 24 vjeçarit nga Arsenali, Guardiola tha: “Nuk ka asgjë të re për Cesc”.
Kjo deklaratë e Guardiolas vjen pas raporteve se zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu po qëndron në Londër për të përmbyllur marrëveshjen me Arsenalin për kapitenin katalanas. /Telegrafi/


