Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Luajtëm ndaj ekipit të dytë më të mirë në Evropë, prandaj jam krenar

2019/08/PepGuardiolaTottenham-1.jpg
267:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 17: Pep Guardiola, Manager of Manchester City reacts during the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at Etihad Stadium on August 17, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola, si gjithmonë, ka folur me modesti pas barazimit të Manchester Cityt kundër Tottenham Hotspur (2-2) në kryendeshjen e javës së dytë në Ligën Premier.

Kampioni ishte dy herë në avantazh, mirëpo Spursat barazuan në të dyja rastet, derisa një gol i Cityt u anulua në minutat shtesë të ndeshjes.

"Zhvilluam lojë të mrekullueshme kundër ekipit të dytë më të mirë në Evropë, finalistit të Ligës së Kampionëve, prandaj jam shumë krenar".

Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Numri i goditjeve që krijuam , ishte mahnitës. Mirëpo, gjithmonë ka rëndësi vetëm rezultati. Do të donim të kishim fituar, sepse djemtë e merituan, por i tillë është futbolli", ka thënë Guardiola.

Duke e komentuar golin e anuluar të Gabriel Jesus, ai ka thënë: "Deja-vu. Ishte e njëjta! Aksioni i fundit, ne shënuam, ndërsa VAR-i e anuloi. Prandaj, çfarë të them? Herën e dytë, është vështirë, por kështu ndodh. Janë rregullat e reja". /Telegrafi/