Please enter at least 3 characters.

Gruevski optimist për fitore në zgjedhjet e 5 qershorit

2016/01/f.0507134401661_m.jpg

Ai këtë nuk e ka fshehur në një takim të koalicionit rreth partisë së tij, ku bëjnë pjesë 24 parti politike, duke përfshirë ato të komunitetit turk, rom, serb, boshnjak dhe parti tjera minore maqedonase.

“Ky është një front masiv, i cili jo vetëm se duhet të sjellë fitoren e ardhshme në zgjedhje, por edhe të marrë përgjegjësinë gjatë katër viteve të ardhshme dhe të bëjë përparime në Maqedoni, në çdo fushë”, theksoi Gruevski, me rastin e nënshkrimit të një platforme të përbashkët me partitë e koalicionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga koalicionet më masive deri tani në historinë e këtij vendi.

Gruevski ka thënë se në listat e deputetëve të koalicionit është përfshirë edhe frymë e re kadrovike dhe me potencial të lartë. Ai do të jetë bartës liste në njësinë e parë zgjedhje, duke qenë përballë kundërkandidates së opozitës, Radmila Sheqerinska nga LSDM.

VMRO-DPMNE edhe në këto zgjedhje del me platformën politike “Rilindja 100 hapa”, por e zgjeruar dhe e plotësuar me projekte të tjera. /INA/ /Telegrafi/