Please enter at least 3 characters.

Gruevski merr pushim, niset për në Turqi

2016/05/Gruevski.jpg

Pas një fushate të gjërë takimesh me qytetarët e Maqedonisë në rajone të ndryshme të vendit, përfshirë edhe Shipkovicën e Tetovës, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka vendosur që të merr pushim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja bën të ditur se lideri i tyre këto ditë do të niset për në Turqi, bashkë me familjen e tij, në një aranzhim privat. Paraprakisht Gruevski kishte shkuar në Itali, gjithashtu në një aranzhim privat, ku bëhej fjalë për një dasëm.

Nga udhëtimet private të Gruevskit, për të cilat informon partia e tij, ishte edhe ajo në Izrael, kur dolën në pah syzat e shtrenjta të tij.

Si duket, Gruevskit nuk i bën përshtypje kriza me tentimin e grushtit të shtetit në Turqi./Telegrafi/