Please enter at least 3 characters.

Grubi kërkon veting për të gjithë politikanët, Besa kërkon garanci për vazhdimin e rasteve të PSP-së

2018/11/Artan-Grubi.png

Politikanët dhe partitë politike duhet të jenë të përmbajtshëm nga marrja e rolit të gjyqtarit dhe prokurorit, si dhe propagandave dhe shkrimit të lajmeve të rrejshme në të gjithë këtë proces.

Këtë sot e tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi, pas votimit të vendimit për propozim ligjin për Prokurorinë Publike që të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Rasti "Haraçi" dhe përfshirja e më shumë elementeve shoqërore, siç tha ai, e bëjnë të detyrueshme nevojën për veting të të gjithë politikanëve, të gjithë gjyqtarëve dhe të gjithë prokurorëve pa asnjë përjashtim.

Deputeti i Besës Fadil Zendeli tha se nuk do të mbështesin propozim ligjin për Prokurorinë Publike nëse në të nuk ka garancione se do të vazhdohet procedimi i rasteve të cilat i përfaqëson PSP./Telegrafi/