Griezmann për golin e dytë ndaj Betisit: E pash Messin duke e bërë në stërvitje dhe e kopjova
Antoine Griezmann ishte lojtari vendimtar në fitoren 5-2 ndaj Real Betisit, derisa ka shënuar dy gola.
Nabil Fekir e shënoi golin e parë në ndeshje për mysafirët, ndërsa sulmuesi francez u aktivizua me dy golat e tij, për ta përmbysur kështu rezultatin.
Skuadra katalunase e dominoi pjesën e dytë në total, duke shënuar edhe tre gola të tjerë me anë të, Charels Perez, Jordi Albas dhe Arturo Vidalit.
Goli i dytë i Griezmannit ishte më i miri i ndeshjes, ndërsa francezi ka thënë se atë gol e shënoi duke e kopjuar Lionel Messin në stërvitje.
“Po, e kam shikuar Messin në stërvitje dhe e kam kopjuar atë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës pas fitores ndaj Betisit.
Për francezin këto ishin dy golat e para në fanellën e Blaugranasëve në po aq ndeshje të zhvilluar në La Liga. /Telegrafi/


