Please enter at least 3 characters.

Greuther Furth ka paguar vetëm 100 mijë euro për Mavrajn

2019/06/b4ba257c-c36f-4e9b-ab76-d9eea6ee98ff.jpeg

Mërgim Mavraj ditë më parë është rikthyer tek ish-skuadra e tij Greuther Furth.

Pas gjashtë muajve të kaluar te Ingolstadt, Mavraj u largua nga skuadra kuqezi.

Arsyeja e largimit nga mbrojtësi shqiptar ishte se Ingolstadt ka rënë në kategorinë e tretë gjermane.

Ingolstadt fillimisht kërkonte 300 mijë euro për ta lënë të lirë Mavrajn, por mediat gjermane kanë zbuluar shumën e saktë që u pagua për mbrojtësin shqiptar.

‘Further News’, ka raportuar se Greuther Furth ka paguar vetëm 100 mijë euro për transferimin e Mavrajt.

33-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me ish-skuadrën e tij Furth.

Kujtojmë që Mavraj te Furth luajti për tri edicione nga 2011 deri më 2014 dhe klubi gjerman e sheh atë si një përforcim të madh për repartin defensivë. /Telegrafi/