Please enter at least 3 characters.

“Gotze do të përshtatej shumë në La Liga” – kështu mendon Ter Stegen

2020/06/GettyImages-1185737518.jpg
295:"DORTMUND, GERMANY - NOVEMBER 05: Mario Gotze of Borussia Dortmund reacts after his side concede their second goal during the UEFA Champions League group F match between Borussia Dortmund and Inter at Signal Iduna Park on November 05, 2019 in Dortmund, Germany. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)
12:"Getty Images

Marc-Andre ter Stegen ka thënë se Mario Gotze do të përshtatej shumë në La Liga nëse do të kalonte.

Anësori gjerman lidhet me një largim nga Borussia Dortmundi në këtë verë, derisa disa skuadra janë të interesuara për të.

Gotze do të jetë lojtar i lirë në këtë verë, pasi kontrata e tij i skadon me skuadrën gjermane, derisa portieri i Barcelonës e ka këshilluar të kalojë në La Liga.

“Mario është një lojtar që mund të marrë topin dhe të shkojë shumë përpara. Ai do të përshtatej shumë në ligën e Spanjës”, ka thënë portieri gjerman.

“Nuk e di se ku mund të luajë futboll, por kur ne takohemi, asnjëherë nuk flasim për futboll”.

“Për mua, është e rëndësishme që ai të bëjë zgjedhjen e duhur dhe të jetë i lumtur në skuadrën që do të luajë”, ka shtuar më tej Ter Stegen.

Gotze  mund të luajë te ndonjë skuadër më e vogël, pasi aktualisht po shkon drejtë përfundimit të karrierës, mirëpo që ka arritur të fitojë Bundesligën dhe Kupën e Botës. /Telegrafi/