Please enter at least 3 characters.

Google Now tani edhe në desktop?

2016/01/f.0423113834830_210.jpg

Blogu jo-zyrtar i kompanisë Google Operating System së fundmi ka njoftuar se shërbimi i njohur i Google është duke u bërë gati për lansim në kompjuterët desktop.

Aktualisht, Google Now është në dispozicion për platformën Android, përkatësisht versionet mbi 4.1, ndërsa së shpejti është duke u bërë gati të vijë edhe për Chrome dhe Apple iOS.

Sipas njoftimeve të blogut, Now do ti ketë shërbimet dhe funksionet e njëjta sikurse në Android. Si për shembull motin, lokacionin e përdoruesit, kushtet e trafikut etj. / Telegrafi /