Please enter at least 3 characters.

Google Nexus 8 sjell edhe Android 4.5?

2016/01/google-nexus-8-sjell-edhe-android-4-5_hd.jpg

Në fakt, pamjet e para të tabletit të linjës Nexus kanë rrjedhur në internet, dhe burimi i këtij lajmi thotë se ky është modeli i vërtetë i cili do të paraqitet në treg.

Sipas faqes kineze MyDrivers thuhet se siç është edhe emri, tableti i Google do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 8 inç.

Përveç pamjeve të tabletit prototip, faqja kineze ka listuar edhe disa nga specifikat e Nexus 8, për të cilin thotë se do të sjell procesorin 64-bit të Qualcomm, 3GB RAM dhe versionin më të ri të Android, 4.5.

Detajet tjera të tabletit Nexus 8 tablet pritet të prezantohen në Google I/O më 25 qershor. /Telegrafi/