Please enter at least 3 characters.

Gomez: Refuzova Real Madridin

2016/01/f.0905115626276_m.jpg

Gjermani ishte tepricë për kërkesat e trajnerit të ri të Bayernit, Pep Guardiola, dhe një numër klubesh treguan interesim për të nënshkruar me të.

Megjithatë, 28-vjeçari nuk pat nevojë për shumë kohë për të gjetur stacionin e tij të ardhshëm, Fiorentinën, dhe madje thotë se për Violan refuzoi edhe Realin.

“Është e vërtetë se Carlo Ancelotti dëshironte të nënshkruante me mua. Isha i nderuar nga interesimi i tyre, pasi e gjithë familja ime përbëhet nga tifozë të Real Madridit”.

“Megjithatë, pasi zhvillova biseda me Fiorentinan për planet e tyre për të ardhmen, e dija se bashkimi te Fiorentina do të ishte zgjidhja e duhur për mua”, ka thënë Gomez për Kicker./Telegrafi/