Please enter at least 3 characters.

Goli i mrekullueshëm i Gashit, shpallet më i miri i vitit në MLS (Video)

2016/11/shkelzen-gashi-colorado-rapids-mls-092416jpg_1mafvdfdffvhn1hohfqn5dg8cg.jpg

Vendimi për ta vazhduar karrierën në SHBA ka qenë më i miri si duket për Shkëlzen Gashin.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me Colorado Rapids, duke shënuar edhe gola të mrekullueshëm.

E njëri nga golat e Gashit këtë edicion me Coloradon është shpallur si më i miri i vitit në SHBA.

Ishte ndeshja e 25 shtatorit kur Gashi shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Vancouver në fitoren 1-2 të Rapids.

Gashi ka triumfuar në këtë garë përballë Jack Herrison me diferencë të madhe të votave ku 77% ishin për shqiptarin dhe 33% për kundërshtarin e tij. /Telegrafi/