“Goli i javës” - Dani Parejo me një ‘raketë të pandalshme’ nga 30 metra tund rrjetën e Sociedadit
Mesfushori i Villarrealit, Dani Parejo ka shënuar një supergol për ekipin e tij kundër Real Sociedadit në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
Klubi spanjoll priti Sociedadin në stadiumin El Madrigal për ndeshjen e tyre në La Liga të shtunën mbrëma.
Dhe Villarreal kaloi në epërsi 1-0 në pjesën e parë falë goditjes së mrekullueshme të Parejo në fillim të pjesës së parë.
Goli i mesfushorit spanjoll ishte brilant dhe befasoi të gjithë pasi erdhi nga një largësi prej mbi 30 metra.
Portieri Alex Remiro ishte i pafuqishëm dhe vetëm mund të shikonte topin duke u futur pas pjesës së pasme të rrjetës së tij dhe i dha Villarrealit avantazhin.
Në minutat shtesë, Sociedadi arriti të barazojë me anë të Alexander Isak, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-1.
Ndryshe, ky ishte goli i tretë i Parejos këtë sezon në La Liga, ndërsa të tre golat vijnë nga jashtë 16-metërshit. /Telegrafi/


