Please enter at least 3 characters.

Golden State nuk lë vend për befasi (Video)

2016/05/godelnjo.jpg

Stephen Curry udhëhoqi Golden State Warriors drejt fitores së parë të serisë së finales së “Play Off” të Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Kampionët aktual të ligës më të fortë basketbollit në botë mposhtën në ndeshjen e dytë Oklahoma City Thunderin me rezultat 118-91 për të bërë rezultatin e përgjithshëm 1-1 në ndeshje.

Curry shënoi 28 pikë në 29 minuta lojë sa ishte në parket, ndërsa përveç tij edhe 6 lojtarë tjerë të ekipit shënuan pikë dyshifrore, raporton Telegrafi.

Klay Thompson shënoi 15 pikë ndërsa u ndihmua edhe Dray Green që regjistroi 10 sosh.

Te Oklahoma City Thunder më efikasi ka qenë superylli i tyre Kevin Durant, i cili shënoi 29 pikë, ndërsa Russell Westbrook arriti të përfundojë ndeshjen me 16 pikë.

Në dy ndeshjet e radhës seria bartet në Oklahoma, përkatësisht në mëngjesin e hershëm të 23 dhe 24 majit do të zhvillohet takimi i tretë. /Telegrafi/