Please enter at least 3 characters.

Gold Ag publikon albumin e 13-të

2016/01/goldi-2-e1437129027390.jpg

Pas ndërprerjes së çdo aktiviteti muzikorë për shkak të muajit të Ramazanit, reperi Gold Ag rikthehet me një album.

Albumi, i cili doli sot në shitje mbanë titullin e njërës nga këngën e albumit të titulluar “Armikut si përulet”, të cilën reperi e solli kohë më parë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Ismet Bexheti, transmeton Telegrafi.

Gold Ag për Telegrafin tha se “albumi përmban gjithsej 12-të këngë, të cilat janë të dëgjuara edhe më parë, por që ka dashur t’i publikojë të përmbledhura”.

Kujtojmë se ky është i 13-të me radhë i reperit dhe vetëm dy nga këngët brenda albumit nuk janë të realizuara me videoklip. /Telegrafi/