Godet me veturë qëllimisht një person
22/06/2018
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet që me qëllim ka goditur me veturë një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


