GN’R, JO fansave të Slashit në koncerte
24/01/2010
Bendi i riformuar ua ka ndaluar fansave që të paraqiten në koncertet e tyre me bluzat që mbajnë kitaristin legjendar të grupit.
Slash u largua nga grupi në vitin 1993 pas mosmarrëveshjeve me këngëtarin Rose, ndërsa sot e kësaj dite ata ende nuk kanë krijuar raport miqësor me njëri-tjetrin.
Ndërsa tani, TMZ.com njofton se në koncertin e të mërkurës (20 janar) në Kanada, fansat janë detyruar të heqin bluzat nëse mbanin kitaristin Slash, dhe pastaj janë lejuar të hyjnë në koncert. /Telegrafi/


