Please enter at least 3 characters.

Gjysma e totalit të fëmijëve në Afganistan nuk shkojnë në shkollë

2018/06/children_afghanistan.jpg
398:"epa06717738 An Afghan boy works at a brick kiln in Herat, Afghanistan, 07 May 2018. Due to the lack of schooling and education facilities in Afghanistan and the need to earn an income for often large families, parents often send their children to the factory to work. According to reports some three to five million children, mostly girls, are still unable to attend schools. EPA-EFE/JALIL REZAYEE
13:"JALIL REZAYEE

Rreth 3.7 milionë fëmijë në Afganistan, e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, varfërisë, diskriminimit ndaj vajzave, raporton UNICEF.

Në bazë të këtij raporti, shënohet rritja më e madhe e mos shkuarjes në shkollë që nga viti 2002, duke bërë thirrje kështu për angazhim të madh të qeverisë afgane dhe shoqërisë civile.

“Tani është koha për një përkushtim më të madh, për t’iu mundësuar vajzave dhe djemve mësim të barabartë, atyre u duhet progres në jetën e tyre”, tha përfaqësuesi i UNICEF në Afganistan, Adele Kodr.

Raporti përfshin diskriminimin ndaj vajzave, që përbën 60 për qind prej tyre që iu është mohuar mësimi në shkolla.

Në disa province, më shumë se 85 për qind të vajzave nuk shkojnë në shkollë. /REL/