Gjyqtari humbet jetën gjatë ndeshjes
20/05/2019
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Bolivi ka tronditur botën e futbollit, me një gjyqtar i cili ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje.
Ndeshja e kampionatit bolivian në mes të Alaways Ready dhe Oriente Petrolero nuk ka shkuar mirë deri në fund.
Kjo pasi gjyqtari Victor Hugo Hurtado ka humbur ndjenjat në minutën e 47-të të sfidës.
Gjyqtari 31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por sipas mediave vendase sapo ai mbërriti në spital, pësoi një tjetër sulm në zemër.
Sulmi i dytë në zemër ishte fatal për gjyqtarin Hurtado, i cili humbi jetën.
Dyshimet e para për shkaqet e vdekjes së gjyqtarit ishte sasia e pakët e ajrit, pasi ndeshja u zhvillua në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra lartësi mbidetare. /Telegrafi/


