Please enter at least 3 characters.

Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

2023/07/mervani.jpg

Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë.

Në ndeshjen midis Balzanit të Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte (e martë) në orën 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati.

Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndërkaq, ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut të Moldavisë dhe La Floritës të San Marinos, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka. /Telegrafi/