Please enter at least 3 characters.

Gjykatësi fle, zgjohet dhe dënon të akuzuarin (Video)

2016/01/f.0201100313874_m.jpg

Ka ndodhur në Rusi, në qytetin e Blagoveshchensk-ut më 12 gusht të vitit të kaluar, por tani është bërë publike falë një videoje që po qarkullon në internet, transmeton TCH. Në të shihet qartë gjykatësi që ka mbështetur kokën në supin e tij të majtë, ndërkohë që avokati i të pandehurit merr fjalën.

Në përfundim të fjalës së tij, gjykatësi zgjohet dhe pa pasur nevojën të vendosë përballë provat pro dhe kundër të akuzuarit, e dënon atë me 5 vite burgim.

I akuzuari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u gjend fajtor për akuzën e mashtrimit fiskal. /Telegrafi/