Please enter at least 3 characters.

Gjykata themelore Shkupi 1 refuzon kërkesën e PSP-së për ndërrimin e gjyqtares Petrovska

2016/06/Gjykata-Shkupi-1-1.jpg

Gjykata themelore Shkupi 1 njofton se e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për ndërrimin e gjykatëses Lidija Petrovska për lëndën e shkatërrimit të dokumenteve të lidhura me pajisjet për përgjim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi është sjellur nga kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1. Sipas tij, kërkesa e PSP-së është e pabazë.

Përndryshe, Lidija Petrovska përmendet në ''bombat'' e opozitës, në një bisedë në mes të gjykatëses Sofija Laliq dhe ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Në këtë bisedë Mijallkov thotë se Petrovska e ka fituar vendin e punës duke blerë dhurata ''Sfaroëski'' për kryetaren e Gjykatës së lartë, Lidija Nedellkova./Telegrafi/