Please enter at least 3 characters.

Gjukanoviq pas tërheqjes nga kreu i DPS: Mali i Zi po shkon drejt nacionalizmit serbomadh

2023/04/1680534574-11371736-1024x701-1-e1680792639777.jpg
333:"epa10533086 Presidential candidate and incumbent President of Montenegro Milo Djukanovic addresses the media in Podgorica, Montenegro, 19 March 2023. Early projections suggest that President Djukanovic will face Jakov Milatovic in the second round of the elections for President of Montenegro on 02 April 2023. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC
7:"EPA-EFE

Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dha dorëheqje nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Ai me këtë rast deklaroi se Mali i Zi po shkon rrugës së nacionalizmit serbomadh.

“Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur po shtrihej në segmente të reja të orientimit të vlerave të shoqërisë malazeze.... Ne jemi krenarë për këtë. Ne besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të bëjë lëvizje sezonale, siç ndodh pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton rrugëtimin drejt nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa më këqija. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, tha Gjukanoviq.

Ai thekson se nuk ka alternativë serioze në skenë ndaj asaj që ka treguar DPS, por se respektojnë vendimin e qytetarëve, raporton nova.

“Ne ndërmorëm një hap të ri duke vendosur të tërhiqem nga posti i presidentit pas njëzet e pesë vjetësh të menaxhimit të partisë, për të cilën jam krenar. Nuk është suksesi im, por suksesi i asaj politike që e personifikova”, tha presidenti malazez.

Ndryshe, Gjukanoviq pësoi gjatë fundjavës së kaluar nga kandidati i mbështetur nga Serbia, Janko Milatoviq. /Telegrafi/