Please enter at least 3 characters.

Gjuajtje me armë për parking në qendër të Mitrovicës, Policia konfiskon një armë

2018/05/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Gjuajtje me armë në një parking të Mitrovicës, nuk ka të lënduar.

Gjuajtje me armë në një parking të Mitrovicës ka ndodhur rreth orës 17:00 në mes të dy personave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës në një prononcim për Telegrafin tha se dyshohet që si shkas i një mosmarrëveshjeje për parking, ka pas gjuajte me armë, mirëpo sipas tij s’ka të lënduar.

Zahiti tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e cila është konfiskuar dhe një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia. /Telegrafi